Murati kërkon nga bizneset që t’i rrisin pagat e punëtorëve

05.07.2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kërkuar që bizneset duhet t’i rrisin pagat e punëtorëve. Murati gjatë një konference për medie, është shprehur se marzha e fitimit për shumë biznese është rritur dukshëm gjatë viteve të fundit. “Kemi problemin e mos ofrimin e kushteve të punës nga ana e bizneseve, duke filluar që nga pagesat. […]

Murati kërkon nga bizneset që t’i rrisin pagat e punëtorëve Foto: SuharekaOnline

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kërkuar që bizneset duhet t’i rrisin pagat e punëtorëve.

Murati gjatë një konference për medie, është shprehur se marzha e fitimit për shumë biznese është rritur dukshëm gjatë viteve të fundit.

“Kemi problemin e mos ofrimin e kushteve të punës nga ana e bizneseve, duke filluar që nga pagesat. Për shumë biznese, marzha e profitit është rritur, sidomos viteve të fundit, pra këtë e them nga të dhënat e konfirmuara, prandaj duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve”, tha Murati, shkruan Telegrafi.

Ai ka shtuar se nga masat mbështetëse të Qeverisë për rritjen e pagave, deri më tani kanë përfituar rreth 17 mijë punëtorë.

“Ne si Qeveri i kemi bërë disa herë thirrje, kemi pasur masa mbështetëse edhe për rritjen e pagave, ku kanë përfituar rreth 17 mijë punëtorë edhe përmes platformës Super Puna”, përfundoi ai.