Murati: Ditët në vijim do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë nga mbi 40 milionë eurot e ndara sot

25.08.2021

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për ndarjen e mbi 40 milionë eurove që u bënë nga kjo Qeveri. Ministri Murati ka thënë se në kuadër të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë ndarë mbi 40 milionë euro. […]

Murati: Ditët në vijim do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë nga mbi 40 milionë eurot e ndara sot Foto: Ilustrim

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për ndarjen e mbi 40 milionë eurove që u bënë nga kjo Qeveri.

Ministri Murati ka thënë se në kuadër të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë ndarë mbi 40 milionë euro.

Po ashtu, ministri i Financave bëri të ditur se është miratuar nisja e negociatave per Projektin e Reformimit të Sistemit të Ndihmës Sociale, që pritet të financohet nga Banka Botërore me 47 milionë euro.

“Themeluam edhe ekipin për Kartonin e Gjelbër. E shumë vendime tjera në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar ministri Murati në Facebook.

Ministri Murati deklaroi gjithashtu se në ditët në vijim do të bëjnë edhe operacionalizimin e këtyre masave, dhe do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi ndarë mbi 40 milionë euro në kuadër të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.

Poashtu, u miratua edhe nisja e negociatave per Projektin e Reformimit të Sistemit të Ndihmës Sociale, që pritet të financohet nga Banka Botërore me 47 milionë euro.

Themeluam edhe ekipin për Kartonin e Gjelbër. E shumë vendime tjera në të mirë të qytetarëve.

Në ditët në vjim do të bëjmë edhe operacionalizimin e këtyre masave, dhe do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë.