Murati: 300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti!

18.10.2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë pagesa e pensioneve prej 100 euro për pensionistët. Po ashtu, ministri Murati ka shtuar se kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, […]

Murati: 300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti! Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë pagesa e pensioneve prej 100 euro për pensionistët.

Po ashtu, ministri Murati ka shtuar se kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.

Njoftimi i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.

300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:

 25% më shumë mbi pensionin bazik,

 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe

 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.

Për një shtet për të gjithë!