MSh u bën thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19

01.09.2021

Ministria e Shëndetësisë përmes një video të publikuar në rrjete social u ka bërë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19. MSh-ja ka inkurajuar gratë shtatëzan, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të vaksinohen për të mbrojtur veten nga COVID-19. Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe […]

MSh u bën thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë përmes një video të publikuar në rrjete social u ka bërë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19.

MSh-ja ka inkurajuar gratë shtatëzan, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të vaksinohen për të mbrojtur veten nga COVID-19.

Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin.

Dr.Pranvera Zejnullahu-Raci, u ka bërë apel grave që të vendosin për vaksinim, pasi thotë se nënat gjidhënëse duke u vaksinuar ndihmojnë edhe në shtimin e imunitetit të foshnjes së tyre.