MSH: Po punojmë me komunat që vaksinimi masiv i qytetarëve të fillojë më 15 qershor

11.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë me dozat e vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 90 mijë e 217 qytetarë me vaksinën anti-COVID. Ndërsa sipas Planit të Veprimit, e hartuar nga kjo ministri parashihet që me datën 15 qershor të nisë vaksinimi […]

MSH: Po punojmë me komunat që vaksinimi masiv i qytetarëve të fillojë më 15 qershor

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë me dozat e vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 90 mijë e 217 qytetarë me vaksinën anti-COVID.

Ndërsa sipas Planit të Veprimit, e hartuar nga kjo ministri parashihet që me datën 15 qershor të nisë vaksinimi masiv i popullatës.

Nga Ministria e Shëndetësisë, ministri kjo e udhëhequr nga ministri Arben Vitia kanë thënë për Telegrafin se tashmë veçse janë duke punuar me komunat që të jenë gati për të filluar këtë proces, sipas planit më 15 qershor.

“Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Planin e Veprimit për vaksinim masiv të popullatës, që duhet të nis nga data 15 qershor.

Plani është i publikuar në ueb tek rubrika COVID-19. MSH po punon me komunat që kapacitetet humane, logjistika dhe çështjet e tjera të jenë gati për të filluar këtë proces, që synon vaksinimin e 60–70 % të popullatës që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, me vaksinën kundër COVID-19”.

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive me COVID-19 janë 733, prej tyre 7 raste në Suharekë.

Etiketat