MPB: Nga sot qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

21.09.2021

Nga sot qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve (QRA). Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës. Pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, MPB njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes […]

MPB: Nga sot qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve Foto: Ilustrim

Nga sot qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve (QRA).

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës.

Pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, MPB njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga e marta në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës.

“Përderisa qytetarët të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

“Ministria e Punëve të Brendshme me qëllim të vazhdimit të informimit të opinionit publik dhe njëherit mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga sot në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës”, thuhet më tutje në njoftimin e MPB-së.