“Motoçikleta nuk është lodër, rruga nuk është pistë”– apel për siguri në trafik

30.03.2026

Policia e Kosovës ka lansuar një fushatë vetëdijësuese për sigurinë në trafik, duke u bërë thirrje si motoçiklistëve ashtu edhe shoferëve që të tregojnë kujdes maksimal në rrugë.

“Motoçikleta nuk është lodër, rruga nuk është pistë”– apel për siguri në trafik Foto: Ilustrim

Në mesazhin e publikuar, theksohet se përdorimi i helmetës është mbrojtja më e rëndësishme për motoçiklistët, ndërsa shpejtësia e tepërt mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve fatale.

Motoçiklistët këshillohen gjithashtu të jenë sa më të dukshëm në trafik, duke përdorur drita dhe veshje me ngjyra të ndezura.

Nga ana tjetër, shoferët udhëzohen të kontrollojnë dy herë për praninë e motoçiklistëve, të përdorin sinjalizuesit dhe të shmangin shpërqendrimet si përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.

Policia apelon që respektimi i rregullave dhe vëmendja në rrugë janë thelbësore për parandalimin e aksidenteve dhe shpëtimin e jetëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More