Moti sot me intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira

14.09.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë do të vazhdojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit. Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që […]

Moti sot me intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë do të vazhdojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.

Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike. Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.