Moti sot i vranët dhe me shi

14.10.2022

Përmes një njoftimi për media, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe shi. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit. Temperaturat minimale në tërë territorin do […]

Përmes një njoftimi për media, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe shi.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit.

Temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 5-7  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.