Moti në ditën e Pavarësisë

Fushat anticiklonike të shtrira mbi rajonin e Ballkanit do të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell në vend, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, nga drejtimi i veriperëndimit.

Ndërkaq, dita e pavarësisë parashihet të jetë me shtim të vranësirave dhe intervale me diell, por në fushat termike do të ketë rritje, bën të ditur instituti.

Sipas IHMK’së, nëse bëjmë një krahasim me vitin 2008, kur kishim temperatura negative, tani ato do të jenë tipike pranverore gjatë ditës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.