Mot sot, shi me stuhi dhe shkarkime rrufesh

11.06.2022

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se reshjet me intensitet më të lartë priten të jenë në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërkaq në disa vende të kufizuara ekziston rreziku edhe për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. […]

Mot sot, shi me stuhi dhe shkarkime rrufesh Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se reshjet me intensitet më të lartë priten të jenë në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërkaq në disa vende të kufizuara ekziston rreziku edhe për breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Apelohet tek qytetaret që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi, të qëndrojnë brenda lokaleve, shtëpive dhe vendeve tjera të sigurta.

Qytetet për shkak të reshjeve të shpejta mund të kenë problem me vërshime.