Mot me vranësira dhe intervale me diell – në viset malore edhe shi

29.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga […]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.