Mot me diell e vranësira të pjesshme, vende-vende reshje lokale shiu
- 01.10.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat vende-vende mund të sjellin shi ta karakterit lokal.
Nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
