Molliqaj në protestë: Sa të ketë qytetarë aktivë, propozimi për rritje të çmimit të rrymës nuk kalon

29.01.2022

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para protestuesve ka bërë thirrje se një propozim i tillë i ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike duhet të hudhet poshtë. Po ashtu, gjatë kësaj proteste ai ka thënë se s’do ta lejojnë që vendimi të kalojë. “Propozimi i ZRrE-së duhet të hudhet poshtë, ai propozim s’ka me kalu, këtë […]

Molliqaj në protestë: Sa të ketë qytetarë aktivë, propozimi për rritje të çmimit të rrymës nuk kalon Foto: Ilustrim

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para protestuesve ka bërë thirrje se një propozim i tillë i ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike duhet të hudhet poshtë.

Po ashtu, gjatë kësaj proteste ai ka thënë se s’do ta lejojnë që vendimi të kalojë.

“Propozimi i ZRrE-së duhet të hudhet poshtë, ai propozim s’ka me kalu, këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë”, ka thënë ai.

Molliqaj poashtu ka deklaruar se nuk do të ndalen derisa vendimi të kthehet mbrapa.

“Porosia jonë është e qartë, ne nuk ndalemi ju duhet të ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk ndaleni ne do të jemi çdo ditë edhe më të guximshëm”, ka thënë Molliqaj.