Molliqaj kritikon Policinë: Dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme

05.10.2026

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar përdorimin e gazit lotsjellës, ujit dhe shufrave të gomës ndaj protestuesve.

Molliqaj ka thënë se dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme, pavarësisht çështjes për të cilën po protestohet.

Ai ka deklaruar se përdorimi i forcës nga Policia ndaj turmës, veçanërisht ndaj protestuesve që ishin të shtrirë në tokë, ishte joproporcional.

“Lotësjellës, ujë dhe shufra gome ndaj protestuesve të shtrirë në tokë”, ka shkruar Molliqaj, duke e cilësuar situatën si të ngjashme me “represionet më të egra shtetërore”.