Mickoski i siguron veteranët e UÇK-së: Kushdo që s’i ka shkelur ligjet mund të vijë lirisht në Shkup

para 25 dite

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dhënë siguri se kushdo që nuk ka kryer vepra penale nuk ka pse të shqetësohet për një vizitë në Shkup.

Mickoski i siguron veteranët e UÇK-së: Kushdo që s’i ka shkelur ligjet mund të vijë lirisht në Shkup

Deklarata e tij vjen pas pyetjeve të drejtuara nga mediat lidhur me mundësinë e arrestimit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që mund të vizitojnë vendin.

Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski u pyet në lidhje me ekzistencën e listave të arrestimit për veteranët e UÇK-së dhe mundësinë që edhe disa prej tyre që janë pjesë e kabinetit të qeverisë së Kosovës të përfshihen në to.

“Sa i përket personave që janë me fletarrestimet, askush që nuk i ka shkelur ligjet e Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe askush që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën lirisht mund të vijë të shëtis në Shkup, në Maqedoni të Veriut, unë i ftoj të vijnë, ne jemi shtet mikpritës”, u shpreh Mickoski.

LEXO EDHE:  Taravari: përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ky shtet po ecën përpara

Me këtë deklaratë, kryeministri maqedonas ka dashur të theksojë se Maqedonia e Veriut është një vend i hapur për të gjithë, për aq kohë sa ata respektojnë ligjet e vendit.

Ky reagim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë duke u forcuar, me të dyja vendet duke nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë, arsimit dhe lëvizjes së lirë.

Etiketat