Rritet numri i veteranëve në Suharekë, mbi 1.600 persona përfitojnë pagë nga shteti

03.10.2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat zyrtare për muajin gusht 2025, në kuadër të statistikave të mirëqenies sociale, ku përfshihen edhe përfituesit nga skemat e dala nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas ASK-së, në Komunën e Suharekës janë 533 familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës që kanë përfituar mbështetje financiare nga shteti për këtë muaj.

Përveç kësaj, në Komunën e Suharekës janë edhe 1,634 veteranë të luftës kanë marrë pensionin mujor në kuadër të skemës së dedikuar për këtë kategori.

Ajo që bie në sy në këto të dhëna është rritja e vazhdueshme e numrit të veteranëve përfitues gjatë vitit 2025. Sipas ASK-së, numri i tyre ka pësuar ndryshim mujor me tendencë rritjeje, duke reflektuar një dinamikë të re në skemën e përfitimeve për këtë kategori.

Statistikat zyrtare të mirëqenies sociale përbëjnë një burim të rëndësishëm për vlerësimin e mbështetjes shtetërore ndaj kategorive të dala nga lufta dhe ndikimit të saj në aspektin ekonomik dhe social.