Mirëmbajtja e objekteve dhe ambientit të Komunës së Suharekës, publikohet lista e ngushtë
Komuna e Suharekës ka njoftuar se pas hapjes së konkursit për mirëmbajtjen e objektit të komunës tashmë ka bërë përzgjedhjen e listes së ngushtë. Në bazë të dokumentit që posedon SuharekaOnline bëhet e ditur se në listë janë përfshirë tre kandidat të cilët i kanë plotësuar kushtet për t”u përfshirë në këtë listë dhe kanë […]
Komuna e Suharekës ka njoftuar se pas hapjes së konkursit për mirëmbajtjen e objektit të komunës tashmë ka bërë përzgjedhjen e listes së ngushtë.
Në bazë të dokumentit që posedon SuharekaOnline bëhet e ditur se në listë janë përfshirë tre kandidat të cilët i kanë plotësuar kushtet për t”u përfshirë në këtë listë dhe kanë fituar mundësinë që të hyjnë në testin me shkrim.
Poashtu, bëhet e ditur se testi me shkrim do të mbahet me datë 09.11.2022 në ora 10:00 në sallën e Bordit në katin e dytë të komunës.
Kandidatët që do të hyjnë në testin me shkrim janë:
- Ejup Kuqi
- Halim Kuqi
- Urim Kuqi
Ndërsa, kandidatët të cilët nuk janë përfshirë në listën e ngushtë në afat prej tre (3) ditësh mund të paraqesin vërejtjet për përpilimin e listës te Komisioni Përgjedhës.