Muharremaj: Rreth 50,000 euro investime të reja në ambient

28.07.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim zyrtarë të GIZ-it me të cilët janë dakorduar për investime të reja në ambient. Muharremaj ka bërë të ditur se këto investime në ambient të cilat do të kapin shumën rreth 50,000.00 euro. E gjithë kjo do të bëhet fal një Memorandum Mirëkuptimi […]

Muharremaj: Rreth 50,000 euro investime të reja në ambient Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim zyrtarë të GIZ-it me të cilët janë dakorduar për investime të reja në ambient.

Muharremaj ka bërë të ditur se këto investime në ambient të cilat do të kapin shumën rreth 50,000.00 euro. E gjithë kjo do të bëhet fal një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Suharekës, GIZ dhe GLV Natyra.

Ndër tjera Muharremaj ka njoftuar se ky investim është në kuadër të zbatimit të aktiviteteve nën iniciativën “Punë për Komunitetin”, në projektin pastrimi, zgjerimi dhe rregullimi e shtratit të lumit që kalon në Leshan dhe Tërrnje.

“Sot pas një takimi me zyrtarë të GIZ, u dakorduam për një Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Suharekës, GIZ dhe GLV Natyra për zbatimin e aktiviteteve nën iniciativën “Punë për Komunitetin”, në projektin pastrimi, zgjerimi dhe rregullimi e shtratit te lumit që kalon në Leshan dhe Tërrnje” ka thënë Muharremaj.

“Këtë projekt e mbështet Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim përmes GIZ” thuhet në njoftimin e kryetarit të Suharekës.