Muharremaj: Do kërkoj nga qeveria që të kthehen projektet që kanë kaluar buxhetin e Kosovës

10.11.2021

Muharremaj ka thënë se do të kërkojë që të kthehen ato mjete që kanë kaluar në parlamentin e Kosovës dhe të fillojnë punën menjëherë, ku ka shtuar se do t’i japin rëndësi edhe ambientit të cilën e kemi shumë të pastër. Po ashtu, ai ka thënë se do të bëjnë klasifikimin e mbeturinave dhe se […]

Muharremaj: Do kërkoj nga qeveria që të kthehen projektet që kanë kaluar buxhetin e Kosovës Foto: Ilustrim

Muharremaj ka thënë se do të kërkojë që të kthehen ato mjete që kanë kaluar në parlamentin e Kosovës dhe të fillojnë punën menjëherë, ku ka shtuar se do t’i japin rëndësi edhe ambientit të cilën e kemi shumë të pastër.

Po ashtu, ai ka thënë se do të bëjnë klasifikimin e mbeturinave dhe se do të fillojnë edhe me dy zona ekonomike që janë me rëndësi, gjithashtu në shkolla, salla sportive, lojëra e kënde për fëmijë dhe se çdo gjë do të jetë më mirë se siç ka qenë deri tash.

I pari i Suharekës ka folur edhe për balotazhin që do të mbahet më 14 nëntor në kuadër të zgjedhjeve lokale për kryetar komune, ku ka thënë se partia në të cilën ai bën pjesë, AAK, do të fitojë garën në të gjitha komunat ku garojnë për balotazh.

“Aleanca ka shkuar në rritje, asnjëherë nuk ka ndodhur që AAK të ketë mbi 10 mijë vota për asamble, si dhe mbi 14 mijë e 500 vota për kryetar komunash”, tha Muharremaj në Sytë 7 të Klan Kosovës.

“Dy komuna kanë shkuar pa balotazh, do të fitojmë në 4 ose 5 komuna, ndoshta do të jemi edhe partia e parë”, u shpreh kryetari i Suharekës.

“Të dielën do të kemi fitore në katër komuna”, shtoi Muharremaj.