MINTI dhe KIESA hapin skemat e reja të granteve për bizneset në Kosovë

29.05.2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) kanë lansuar disa skema të reja mbështetëse për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në vend.

Këto programe synojnë fuqizimin e sektorit privat përmes subvencioneve dhe investimeve në zhvillim, digjitalizim dhe rritje të kapaciteteve prodhuese.

Skemat e hapura përfshijnë: • Subvencionim për bizneset në pronësi të grave ndërmarrëse

• Mbështetje për shërbime të digjitalizimit të bizneseve

• Certifikim të produkteve për tregje vendore dhe ndërkombëtare

• Skemë për makineri prodhuese dhe përpunuese (në fazë lansimi)

Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike, ndërsa afati për dorëzim të aplikimeve është deri më 18 qershor 2026.Institucionet kanë bërë thirrje që bizneset të shfrytëzojnë këto mundësi për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të zgjeruar aktivitetin e tyre në treg.

Për më shumë informacione mbi kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm, aplikuesit mund të vizitojnë faqet zyrtare të MINT dhe KIESA.