MINT publikon çmimet e derivateve, benzina 1 cent më lirë, nafta më shtrenjtë

16.07.2022

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë, benzina është liruar për 1 cent, ndërsa nafta është shtrenjtuar për 1 cent. Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e një litre naftë është 1 euro e 75 centë, për benzinë 1 euro e 66 centë dhe për gas 78 centë. Çmimet e […]

MINT publikon çmimet e derivateve, benzina 1 cent më lirë, nafta më shtrenjtë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë, benzina është liruar për 1 cent, ndërsa nafta është shtrenjtuar për 1 cent.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e një litre naftë është 1 euro e 75 centë, për benzinë 1 euro e 66 centë dhe për gas 78 centë.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 16 korrik prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.