Ministrja Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor më 1 shtator

31.08.2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbëri Nagavci, përmes një konference për media ka thënë se nesër do të fillojë viti i ri shkollor. Po ashtu, ministrja Nagavci ka thënë se në bashkëpunim me të gjitha komunat e Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat për të […]

Ministrja Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor më 1 shtator Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbëri Nagavci, përmes një konference për media ka thënë se nesër do të fillojë viti i ri shkollor.

Po ashtu, ministrja Nagavci ka thënë se në bashkëpunim me të gjitha komunat e Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat për të filluar mësimin të gjithë nxënësit.

“Kemi pasë takimet të drejtpërdrejta me drejtorit e arsimit, të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet  për nisjen e vitit të ri shkollor”,ka thënë Nagavci.