Ministrja Hajdari: Puna në sektorin e ndërtimtarisë do të hapet duke respektuar masat e IKSHPK-së

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS),Rozeta Hajdari, ka folur rreth masave të reja për menaxhimin e përhapjes së koronavirusit.

Ajo në një konferencë për media deklaroi se në fazën e parë të menaxhimit të situatës më Covid-19 parashohin të hapin sektorin e ndërtimtarisë.

“Duke pasur parasysh që sektori i ndërtimtarisë është punëdhënës kryesor në Kosovë mund të themi i dyti e kemi diskutuar me Ministrinë e Shëndetësisisë, që të mundsohet hapja e punës në këtë sektor”.

“Puna do të hapet por duke respektuar të gjitha masat e dhëna nga IKSHPK-ja”.

“Pra është e domosdoshme të aplikohen masat e kujdesit dhe distancës. Nga të gjithë punëtorët duhet të përdoren maskat”, ka thënë Hajdari.

RAPORTO