Ministrja e Tregtisë: Po shikojmë mundësinë për rritjen e numrit të inspektorëve të tregut

10.03.2022

Ndonëse çmimet po rriten çdo ditë e më shumë, inspektorët e tregut nuk po arrijnë që t1% mbikëqyrin zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorëve. Ndërsa, Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka konfirmuar se ka mungesë të inspektorëve të tregut dhe se janë duke shikuar mundësitë që të shtohet numri i […]

Ministrja e Tregtisë: Po shikojmë mundësinë për rritjen e numrit të inspektorëve të tregut Foto: Ilustrim

Ndonëse çmimet po rriten çdo ditë e më shumë, inspektorët e tregut nuk po arrijnë që t1% mbikëqyrin zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ndërsa, Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka konfirmuar se ka mungesë të inspektorëve të tregut dhe se janë duke shikuar mundësitë që të shtohet numri i këtyre inspektorëve.

Ajo tha se ka mungesë të inspektorëve për disa sektorë, por ajo ka shtuar se prej zgjedhjeve të fundit kanë synimin si qeveri për rritjen e numrit të inspektorëve.

“Ka mungesë të inspektorëve për disa sektorë, por siç e dini prej zgjedhjeve të fundit e kemi synimin si qeveri për rritjen e numrit të inspektorëve. Kemi shtuar numrin e inspektorëve në AVUK për shkak të gjendjes me pandeminë dhe do të shikojmë mundësinë për rritjen e numrit të inspektorëve të tregut. Kemi shtyrë përpara Ligjin për Inspektimin i cili do të bëjë një reformë të tërësishme në inspektimet në Kosovë.

Do të kemi rishikim të të gjithë ligjeve dhe akteve nënligjore në muajt në vijim”.

“Do të mirëfunksionojmë tregun me sa shumë inspektime në të ardhmen, edhe me rritjen e numrit të inspektorëve dhe me ngritjen e platformave digjitale për inspektime që do të koordinohen përmes një inspektori të përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit”, tha ajo në një konferencë për media.