Ministrja e Financave: Paratë e Trustit nuk mund të tërhiqen me llogari bankare të familjarëve

05.12.2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami mbrëmë në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria e Kosovës me pakon e Rimëkëmbjes ka ndihmuar qytetarët e vendit dhe bizneset me mundësitë që i ka pasur. Ministrja Bajrami ndër tjera ka thënë se mundesia e tërheqjës së 10% nga Trusti është një pikë tjetër me rëndësi e kësaj pakoje. […]

Ministrja e Financave: Paratë e Trustit nuk mund të tërhiqen me llogari bankare të familjarëve Foto: SuharekaOnline

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami mbrëmë në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria e Kosovës me pakon e Rimëkëmbjes ka ndihmuar qytetarët e vendit dhe bizneset me mundësitë që i ka pasur.

Ministrja Bajrami ndër tjera ka thënë se mundesia e tërheqjës së 10% nga Trusti është një pikë tjetër me rëndësi e kësaj pakoje.

Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se qytetarët përfitues duhet të kenë llogari në emër të tyre dhe se vetëm në atë mënyrë tërhiqen mjetet.

“Mjetet e Trustit nuk mund të tërhiqen me llogari të familjarëve” ka thënë Bajrami.

Ndryshe, dje 04 dhjetor, 2020, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 72 vota për dhe asnjë kundër e kanë votuar ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ky projektligj , arriti të votohej, pas dakordimeve midis partnerëve të koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ditë më parë edhe dërgoi kërkesën për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.