Ministrja e Ekonomisë kërkon që rritja e çmimit të rrymës të fillojë nga 800 kWh
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë në raportin me komente që ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE). Po ashtu, Ministria e Ekonomisë ka propozuar shtimin e blloqeve tarifore si dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1000 kWh. Alternativat e […]
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë në raportin me komente që ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Po ashtu, Ministria e Ekonomisë ka propozuar shtimin e blloqeve tarifore si dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1000 kWh.
Alternativat e propozuara nga ME janë:
1. Zgjerimi i brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh në 800 kWh, duke pasur në konsideratë efektivitetin e këtij mekanizimi në kushtet e mungesës së alternativave tjera të sigurimit të energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes nga një pjesë e konsumatorëve; ose
2. Shtimin e numrit të blloqeve tarifore, që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo prej 14 cent/kWh për konsumin deri në 1000 kWh.
Ndërkaq, nga kjo ministri kanë vlerësuar si të arsyeshme rivendosjen e bllokut të tarifave në kushtet dhe rrethanat në të cilat po vepron sistemi elektroenergjetik.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rizvanolli ka bërë të ditur për dërgimin e komenteve, duke shtuar se ekziston dallim i madh çmimor i blloqeve të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).