Ministria e Tregtisë: Nga shtatori e deri tani kemi pranuar 2103 ankesa nga qytetarët për rritje të çmimeve
Mielli, sheqeri, vaji dhe shumë produkte bazë të shportës së konsumatorit, janë shtrenjtuar muajve të fundit, por pagat e qytetarëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, kanë mbetur të pandryshuara. E, si pasojë e rritjes dhe parregullsive që janë hasur në treg me çmime qytetarët kanë pasur ankesa të shumta. Ata janë […]
Mielli, sheqeri, vaji dhe shumë produkte bazë të shportës së konsumatorit, janë shtrenjtuar muajve të fundit, por pagat e qytetarëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, kanë mbetur të pandryshuara.
E, si pasojë e rritjes dhe parregullsive që janë hasur në treg me çmime qytetarët kanë pasur ankesa të shumta.
Ata janë ankuar në Ministri të Tregtisë, më saktësisht në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Nga ky departament kanë treguar se ankesat kalojnë shifrën e dy mijëshit.
“Numri i ankesave përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga një shtatori i vitit të kaluar deri më 5 maj të këtij viti është gjithsej 2013 ankesa”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë për FrontOnline.