Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë rapid teste për COVID-19

28.04.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me Ambasadoren e Frances, Znj.Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë Z.Riccardo Serri dhe ka pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve. Në këtë takim ministri Vitia ka shprehur falenderimin për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe theksoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të […]

Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë rapid teste për COVID-19 Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me Ambasadoren e Frances, Znj.Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë Z.Riccardo Serri dhe ka pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve.

Në këtë takim ministri Vitia ka shprehur falenderimin për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe theksoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë shënuar dy raste pozitive me COVID-19.