Ministria e Financave u zgjatë për dy ditë paraqitjen fizike pensionistëve

12.08.2022

“Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. Ky vendim, sipas njoftimit, është marrë bazuar në fluksin […]

Ministria e Financave u zgjatë për dy ditë paraqitjen fizike pensionistëve Foto: Ilustrim

“Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ky vendim, sipas njoftimit, është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.

“ Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton të gjithë përfituesit e këtyre skemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim”, thuhet në njoftim.