Ministria e Drejtësisë propozon emrat për Komisionin e ri të Provimit të Jurisprudencës

27.08.2020

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi sot ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës ka bërë të ditur propozim vendimin të cilin Ministria e Drejtësisë ia ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës. Emrat që u propuzuan nga Selim Selimi: Aleksandër Lumezi – Kryetar i Komisionit, […]

Ministria e Drejtësisë propozon emrat për Komisionin e ri të Provimit të Jurisprudencës Foto: Ilustrim

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi sot ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës ka bërë të ditur propozim vendimin të cilin Ministria e Drejtësisë ia ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës.

Emrat që u propuzuan nga Selim Selimi:

Aleksandër Lumezi – Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën e drejta Penale kurse për zëvendës anëtar i komisionit, Besim Kelmendi;

Hasan Shala– Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendës anëtar, Rafet Haxha

Nebojsha Boriqiq – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta Tregtare, kurse për zëvendës anëtar z.Mahir Tutuli

Aferdita Bytyqi– Anëtare e Komisionit, pyetëse e lëndës E Drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut, kurse për zëvendës anëtar, Ćerim Fazliji

Enver Peci – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta e Punës dhe e drejta Administrative, kurse për zëvendës anëtar, Shqipe Qerimi

Në këtë njoftim thuhet se propozimi për anëtarë të Komisionit bazohet në Ligjin Nr.04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës, neni 4 paragrafi 2 ku përcaktohet se Kryetarin, anëtarët e komisionit dhe zëvendësit e tyre i propozon Ministri i Drejtësisë dhe i emëron Kuvendi i Kosovës, me mandat dy (2) vjet, me mundësi riemërimi.

Gjithashtu, përbërja e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës reflekton aspektin gjinor dhe të komunitetit jo shumicë.

Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë, shpresoj që propozimi i tillë të merr dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovë.