LVV
PDK
LDK
AAK

Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ministrja Haxhiu dorëzon komente në Gjykatën Kushtetuese

para 29 dite

Sot, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar komentet e saj në Gjykatën Kushtetuese lidhur me pretendimet e radhës të opozitës për anulimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ministrja Haxhiu dorëzon komente në Gjykatën Kushtetuese

Ky ligj, që synon luftimin e korrupsionit dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, po kontestohet për herë të dytë nga opozita në këtë institucion.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar publikisht lidhur me këtë zhvillim, duke theksuar se çdo kërkesë e mëparshme e Gjykatës Kushtetuese është adresuar dhe shpreson që procesi gjyqësor të mos zgjatet sërish për 16 muaj, siç ka ndodhur në të kaluarën.

“Siç e kemi thënë, ata që e kanë keqpërdorur detyrën dhe janë bërë milionerë nga politika nuk do të amnistohen,” ka deklaruar Haxhiu, duke përsëritur vendosmërinë e qeverisë për të luftuar abuzimet me pasurinë publike dhe për të siguruar drejtësi.

Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është konsideruar një ndër instrumentet më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit në Kosovë. Megjithatë, opozita ka kundërshtuar disa prej dispozitave të tij, duke ngritur dyshime për kushtetutshmërinë e zbatimit të tij.

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë pretendimet e opozitës dhe komentet e dorëzuara nga qeveria, duke marrë një vendim që do të ndikojë në zbatimin e këtij ligji dhe në luftën kundër korrupsionit.

Etiketat

Ofertat e fundit