“Ministria e Arsimit po e dështon edhe një vit të ri shkollor për shkak të keqmenaxhimit me pandeminë”

19.08.2021

Në ditët e fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19, ku vetëm dje janë konfirmuar 2,110 raste pozitive si dhe janë regjistuar katër raste të vdekjes. Ndërsa sipas propozimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, […]

“Ministria e Arsimit po e dështon edhe një vit të ri shkollor për shkak të keqmenaxhimit me pandeminë”

Në ditët e fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19, ku vetëm dje janë konfirmuar 2,110 raste pozitive si dhe janë regjistuar katër raste të vdekjes.

Ndërsa sipas propozimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Këto masa që hyjnë në fuqi nga nesër, nuk parashohin që procesi mësimor të kalojë në formën online.

Për rritjen e rasteve me COVID-19, po kritikohet Ministria e Shëndetësisë përkatësisht ministri që udhëheqë me këtë dikaster, Arben Vitia.

Gjatë ditës së sotme Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një konferencë për media, ku anëtari i kryesisë së kësaj partie, Muzafer Shala ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se ka dështuar t’i bëjë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor me kohë.

Ai ka thënë se për partinë opozitare, PDK-në është e papranueshme si dhe zhgënjyese e dështim i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që nuk arritën t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme që viti shkollor të fillojë me datën 1 shtator.

Në këtë konferencë për media, Shala ka thënë se në vend të përgatitjeve, Qeveria e MASHTI i kaluan pushimet verore në bregdet dhe sallone dasmash, kështu duke rrezikuar të dështojnë edhe një vit të ri shkollor.

Po ashtu ai ka thënë se i bëjnë apel MASHTI-t si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të marrin seriozisht situatën me pandeminë COVID-19 si dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas tij në të kundërtën, dështimi i qeverisë do të zbehë edhe besimin e mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve në sistemin arsimor të vendit tonë në këtë krizë pandemie.

Gjithashtu, anëtari i kryesisë së PDK-së ka shtuar se vendet e tjera i përditësojnë udhëzimet administrative dhe udhëzuesve rreth përgatitjeve të mbarëvajtjes së arsimit, ndërsa në Kosovë sipas tij ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë nga MASHTI.