Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës, kalueshmëria 68.6%
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar rezultatet preliminare të Provimit të Maturës për vitin 2025, ku nga gjithsej 18.800 maturantë që kishin aplikuar për testin, 18.130 i janë nënshtruar provimit.
Foto: Ilustrim
Sipas MAShTI-t, prej tyre provimin e kanë kaluar 12.316 maturantë, që përbën 68.6% të pjesëmarrësve.
Rezultatet janë bërë të qasshme përmes platformës eKosova, ku 18.016 nxënës kanë marrë rezultatin preliminar përmes llogarive të tyre.
Maturantët që nuk janë të kënaqur me rezultatin kanë mundësinë të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik 2025, ndërsa certifikatat e provimit mund të shkarkohen në të njëjtën platformë nga data 3 deri më 7 korrik 2025.
MAShTI nuk ka dhënë ende informacione shtesë për analizën e rezultateve sipas komunave apo lëndëve.