60.2 % e maturantëve kaluan Provimin e Maturës në afatin e gushtit
60.2 për qind (%) e maturantëve kaluan Provimin e Maturës në afatin e gushtit. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë shpërndarjen e rezultateve të Provimit të Maturës në shkolla, sipas të cilave 2384 nxënës apo 60.2% maturantë kanë kaluar me sukses këtë test në afatin e gushtit. Arritshmëria mesatare në test […]
60.2 për qind (%) e maturantëve kaluan Provimin e Maturës në afatin e gushtit.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë shpërndarjen e rezultateve të Provimit të Maturës në shkolla, sipas të cilave 2384 nxënës apo 60.2% maturantë kanë kaluar me sukses këtë test në afatin e gushtit. Arritshmëria mesatare në test është 43.2%.
Provimi i Maturës është organizuar më 27 gusht 2022, në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.
Provimin e kanë paraqitur 5084 nxënës, por në test kanë hyrë 3958 prej tyres. Nga testi për shkak të përdorimit të telefonit janë larguar 21 nxënës.