Ministri Vitia sot tregon lehtësimin e masave ndaj Covid-19

30.04.2020

Ministri I Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, sot do të mbaj konferencë për media më ora 15:30. Sipas njoftimit të MSH-së sot Vitia do të tregoj se cilat do të jenë masat e reja rreth Covid-19 në Kosovë. Konferenca mbahet në Ministri të Shëndetësisë. Bazuar në masat që janë të vlefshme deri më […]

Ministri Vitia sot tregon lehtësimin e masave ndaj Covid-19 Foto: Ilustrim

Ministri I Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, sot do të mbaj konferencë për media më ora 15:30.

Sipas njoftimit të MSH-së sot Vitia do të tregoj se cilat do të jenë masat e reja rreth Covid-19 në Kosovë.

Konferenca mbahet në Ministri të Shëndetësisë.

Bazuar në masat që janë të vlefshme deri më datën 4 maj, të vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Arben Vitia, mban sot më 30 prill 2020 konferencë për media. Temë e konferencës do të jenë masat e reja rreth Covid-19 në Kosovë. Konferenca mbahet në Ministri të Shëndetësisë, nga ora 15:30.