Ministri Murati s’tregon nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve

30.09.2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati nuk ka treguar nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve si dhe shërbyesve civil të komunave për muajin shtator, muaj ky që u kalua në grevë. I pari i Ministrisë së Financave ka thënë shkurt se do të marrin veprime ashtu siç i parashohin ligjet. “Do të […]

Ministri Murati s’tregon nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve Foto: Hekuran Murati / Ministria e Financave - Republika e Kosovës / Facebook

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati nuk ka treguar nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve si dhe shërbyesve civil të komunave për muajin shtator, muaj ky që u kalua në grevë.

I pari i Ministrisë së Financave ka thënë shkurt se do të marrin veprime ashtu siç i parashohin ligjet.

“Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka thënë shkurtimisht Murati pa dhënë shumë detaje.

Këto komente ai i bëri pasi intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria.

Të mërkurën e 28 shtatorit, Sindikata e Bashkuar për Arsim e Kosovës (SBAShK) kërkoi nga ta që të japin mendimin për pezullimin e mundshëm të grevës deri në janar dhe nisjen e procesit mësimor të hënën e parë të tetorit.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse mësimi nuk nis më 3 tetor, ky organ do të kërkojë “çregjistrim masiv” të nxënësve nga shkollat.