Ministri Murati prezanton projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

13.05.2022

Derisa ka bërë prezantimin e këtij projektligji, ministri Murati para deputetëve ka thënë se ky projektligj ndër të tjerash mundëson që Ministri i Financave të vendosë për rritjen e pagës pa pasur nevojë që të vendoset në këshillin ekonomiko-social. “Sot prezantojmë projektligjin që parasheh t’i ndryshojë dhe plotësojë disa ligje që mundësojnë pas 11 viteve […]

Ministri Murati prezanton projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale Foto: Ilustrim

Derisa ka bërë prezantimin e këtij projektligji, ministri Murati para deputetëve ka thënë se ky projektligj ndër të tjerash mundëson që Ministri i Financave të vendosë për rritjen e pagës pa pasur nevojë që të vendoset në këshillin ekonomiko-social.

“Sot prezantojmë projektligjin që parasheh t’i ndryshojë dhe plotësojë disa ligje që mundësojnë pas 11 viteve të ngritët paga minimale. Projektligji parasheh edhe lirim nga tatimi për pagën deri në 250 euro.

Ky projektligj e plotëson procedurën që vie deri te paga minimale, sic e kemi ngërrqin tani në këshillin ekonomiko-social.Ligji parasheh që kjo mund të bëhet nga ministri i Financave dhe jo në Këshillin ekonomiko-social”, tha ai.

I pari i ministrisë së Financave ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë projektligjin dhe të vazhdohet tutje për rritjen e pagës minimale në vend.

“Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm ngritjen e pagës minimale që është nga 130 euro për personat nën 35 vjec dhe 170 mbi 35 vjec ky është momenti i duhur që të votohet dhe të ecet para dhe të hapet rruga për ngritjen e pagës minimale. Andaj ju ftoj ta miratoni”, tha Murati.