Ministri Murati: Kundërshtimi i rritjes së pagës minimale është joracional

14.04.2022

Lidhur më këtë, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve në“RTK Prime”, tha se kjo Qeveri ka premtua që paga minimale të jetë 250 euro neto, 264 euro bruto për 40 orë pune, apo 1.5 euro në orë dhe kjo po bëhet pas 11vitesh që nuk ka patur rritje të pagës minimale. “Nuk do të ndodhë që […]

Ministri Murati: Kundërshtimi i rritjes së pagës minimale është joracional Foto: Ilustrim

Lidhur më këtë, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve në“RTK Prime”, tha se kjo Qeveri ka premtua që paga minimale të jetë 250 euro neto, 264 euro bruto për 40 orë pune, apo 1.5 euro në orë dhe kjo po bëhet pas 11vitesh që nuk ka patur rritje të pagës minimale.

“Nuk do të ndodhë që kjo do të përsëritet, por paga minimale do të rritet sipas rritjes ekonomike, do të ketë vijimësi, kjo rritje kësaj radhe është mbi 50 për qind. Megjithatë Sindikatat nuk po pajtohen me këtë, kundërshtimi i tyre është joracional dhe më shumë janë kërkesa proklitike, sindikatat në këtë mënyrë po bllokojnë rritjen e pagës minimale”, tha Murati.

Po ashtu tha Murati, Qeveria e ka miratuar edhe ndryshimin e shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.