Ministri Murati fton pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-ta të regjistrohen

16.08.2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dal me një sqarim për pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-ta. “Të gjithë pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë arritur ti plotësojnë 15 vite stazh, e që tash marrin vetëm pensionin bazik, do të kenë mundësinë që […]

Ministri Murati fton pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-ta të regjistrohen Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dal me një sqarim për pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-ta.

“Të gjithë pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë arritur ti plotësojnë 15 vite stazh, e që tash marrin vetëm pensionin bazik, do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv, nëse i plotësojnë kriteret ligjore sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga Kuvendi”, ka shkruar ndër të tjera Murati.

Para se të fillojë zbatimi i skemës së re, ftohen të gjithë pensionistët që kanë kontribute të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, ashtu që zyrat e pensioneve pastaj t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve.

Regjistrimi mund të bëhet në këtë formular: https://info-pensionet.rks-gov.net/