Ministri i mbrojtjes: Së bashku më të fortë, rruga jonë është drejt NATO-s

25.05.2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka komentuar pjesëmarrjen e trupave të Kosovës, FSK-së, në stërvitjen e Defender-Europe 21. Ai u shpreh se së bashku bëhemi më të fortë, teksa shtoi se rruga jonë është drejt NATO-s. Postimi i plotë: Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes […]

Ministri i mbrojtjes: Së bashku më të fortë, rruga jonë është drejt NATO-s Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka komentuar pjesëmarrjen e trupave të Kosovës, FSK-së, në stërvitjen e Defender-Europe 21.

Ai u shpreh se së bashku bëhemi më të fortë, teksa shtoi se rruga jonë është drejt NATO-s.

Postimi i plotë:

Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘’DEFENDER-Europe 21’’

Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngusht dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gadishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë

Rruga jonë është drejt NATO-s

#StrongerTogether