Ministri i Financave, Murati: Familjet me asistencë sociale do të marrin mbështetje për blerjen e druve për ngrohje

22.11.2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se secila familje përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e druve për ngrohje gjatë dimrit. Buxheti i ndarë për këtë është 5 milionë euro. Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave […]

Ministri i Financave, Murati: Familjet me asistencë sociale do të marrin mbështetje për blerjen e druve për ngrohje Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se secila familje përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e druve për ngrohje gjatë dimrit.

Buxheti i ndarë për këtë është 5 milionë euro.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe Ministria do të njoftojë përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.

“Secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit.

Në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë për të tejkaluar dimrin me sa më pak vështirësi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam ndarjen e 5 milionë eurove nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, mbështetje shtesë për familjet në asistencë sociale.

Mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e finacuar nga Bashkimi Evropian, e cila kap vlerën 75 milionë euro në total.

Gjate ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.”