Ministri i drejtësisë kërkon të pezullohet dialogu me Serbinë, Hoti i reagon ashpër

06.11.2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në mbedhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet lidhur me procesin e dialogut me Serbinë. “Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë dialogun deri në një moment tjetër. Qeveria e Kosovës është për vendosjen e drejtësisë, por gjykata duhet qartë të sqarojë se është gjykatë […]

Ministri i drejtësisë kërkon të pezullohet dialogu me Serbinë, Hoti i reagon ashpër Foto: Ilustrim

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në mbedhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë dialogun deri në një moment tjetër. Qeveria e Kosovës është për vendosjen e drejtësisë, por gjykata duhet qartë të sqarojë se është gjykatë e Kosovës e nuk operon me “prova” të Serbisë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në mbledhjen e Qeverisë.

Ai tha se duhet ndërprerë të gjitha aktivitetet që lidhen me Serbinë.

“Duhet më shumë transparencë nga Dhomat e Specializuara për tërë procesin që po kalojnë ish- ushtarët e UCK-së. Të gjithë jemi për drejtësi dhe asaj nuk i ikë askush”, ka shtuar ai.

Mirpo, Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti iu është përgjigjur Selimit se duhet të respektohet parimi i ndarjës së pushteteve.

Hoti tha se  Kushtetuta është e qartë në këtë pjesë, se si duhet procedohet më tutje kur nuk ka president.

“Duhet të respektojmë parimin e ndarjes së pushteteve, në veçanti ministri i Drejtësisë e ka të qartë këtë çështje, ne nuk ndërhyjmë as nuk komentojmë vendime të organeve të drejtësisë, në Qeverinë e Kosovës, nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe, bazën ligjore e kemi të qartë se si sillemi në këtë situatë për t’i ndihmuar ligjërisht, Kushtetuta është e qartë se si procedohet më tutje kur vendi nuk ka president, secili prej juve duhet të vazhdojë me kapacitet të plotë. Ky është qëndrimi që duhet të mbajmë si qeveri”, ka thënë Hoti.