Mimoza Kusari-Lila del me ide për SBASHK-un se si duhet ta mbajnë grevën

  • 22.09.2022
Mimoza Kusari-Lila del me ide për SBASHK-un se si duhet ta mbajnë grevën

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka dalur me një propozim për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) se si duhet të organizohet greva, gjë që tashmë kanë hyrë në javën e tretë të kësaj greve.

Kusari-Lila ka kërkuar që të vazhdojë procesi mësimor derisa ka dhënë një ide për mbajtjen e librezave të fëmijëve nga mësimdhënësit, kjo si formë greve, por se nuk e ka elaboruar shumë si propozim.

Ajo ka shtuar se grevistët po e shkelin një të drejtë elementare ligjore, duke theksuar se nuk mund të mbahen fëmijët në mes, deri të plotësohen kërkesat.


“Ata po e shkelin një të drejtë elementare ligjore. S’mund të mbahen fëmijët në mes, deri të plotësohen kërkesat. Ligji për grevën e parasheh që është obligim të bëhet sigurimi i minimumit të procesit të punës.

“Unë kam një pyetje për SBASHK, cili është minimumi i procesit të punës që ata janë duke e bërë. A është nga pesë orë në tri orë, apo është me orar të shkurtuar. Por nuk është fare. Asnjë minimum sot nuk ekziston në shkolla ku s’mbahet mësimi”, tha ajo.

Gjithashtu, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se “Me respekt maksimal për të gjithë mësimdhënësit. Le të kthehen në proces mësimor. Ide nuk jemi ne për t’iu dhënë neve atyre, por edhe mund t’iu japim.

Mund t’i mbajnë librezat e fëmijëve në fund të gjysmë vjetorit të parë, ose në fund të vitit shkollor 2023. Fëmijëve mos iu mohoni shkollën. Vendosni tiketat jemi në grevë”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë