MFPT i reagon Avokatit të Popullit për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronë

04.08.2023

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka aprovuar kërkesën e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazrekut, kundër Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Sipas tyre, kushtëzimi për të nxjerrur vërtetimin e shlyerjes së borxhit […]

MFPT i reagon Avokatit të Popullit për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronë Foto: Ilustrim

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka aprovuar kërkesën e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazrekut, kundër Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Sipas tyre, kushtëzimi për të nxjerrur vërtetimin e shlyerjes së borxhit të Tatimit në Pronë për të regjistruar veturën është hequr qysh në vitin 2021, bazuar në Rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në tetor të vitit 2021.

Për më tepër, theksojnë se me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-176 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e Tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes nenit 111 ka fshirë nenin 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë.

MFPT thekson se rekomandimi i dhënë nga Avokati i Popullit lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme veçse është adresuar kohë më parë nga Ministria.

“MFPT është e vendosur dhe e përkushtuar ndaj zvogëlimit të barrës administrative e ofrimit të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.