Mërgimtarët nisen për pushime drejt Kosovës, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
Mërgimtarët edhe sivjet ia kanë mësyer vendlindjës për t’i kaluar pushimet verore. Shumë mërgimtar nga vende të ndryshme të evropës janë nisur drejt Kosovës për të kaluar pushimet verore, pasi që pushimet në vendet si: Zvicra, Gjermania, Italia, Austria e vende të tjera kanë filluar që nga fillimi i muajit korrik, shkruan SuharekaOnline. Pavarësisht ardhjes […]
Mërgimtarët edhe sivjet ia kanë mësyer vendlindjës për t’i kaluar pushimet verore.
Shumë mërgimtar nga vende të ndryshme të evropës janë nisur drejt Kosovës për të kaluar pushimet verore, pasi që pushimet në vendet si: Zvicra, Gjermania, Italia, Austria e vende të tjera kanë filluar që nga fillimi i muajit korrik, shkruan SuharekaOnline.
Pavarësisht ardhjes së vazhdueshme të mërgimtarëve në Kosovë, duket se në pikat kufitare në Kosovë nuk ka kolona të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Pikave Kufitare, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në Kosovë nga vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” janë 5 deri në 10 minuta.
Ndërsa, në vendkalimetkufitare të tjera pritjet për të hyrë në Kosovë janë 3 deri në 5 minuta.