Mehaj: Viti 2023 do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë

23.01.2023

Armend Mehaj, ministri i Mbrojtjes, ka thënë se viti 2023 do ta jetë viti i fuqizimit të ushtrisë. Zyra e kryeministrit ka organizuar një punëtori ku është kërkuar nga minsitrat të prezantojnë të arriturat e tyre si dhe synimet. “Në një punëtori të përbashkët me ministrat dhe kabinetet qeveritare të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, […]

Mehaj: Viti 2023 do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë Foto: Ilustrim

Armend Mehaj, ministri i Mbrojtjes, ka thënë se viti 2023 do ta jetë viti i fuqizimit të ushtrisë.

Zyra e kryeministrit ka organizuar një punëtori ku është kërkuar nga minsitrat të prezantojnë të arriturat e tyre si dhe synimet.

“Në një punëtori të përbashkët me ministrat dhe kabinetet qeveritare të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, prezantova të arriturat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes përgjatë vitit 2022, por gjithashtu dhe planet për vitin 2023, vit ky shumë i rëndësishëm në aspektin e miratimit të Strategjisë së Mbrojtjes, konceptit të rezervës, zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere por dhe realizimit të projekteve të shumta kapitale, të cilat do t’i kontribuojnë organizimit të përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelet më të larta profesionale”.

“Viti 2023, do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë, investimit jo vetëm në pajisje por dhe në ngritjen e përgatitjes profesionale të ushtarakëve tanë, të cilët do t’i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend dhe rajon por edhe më gjerë, si forcë e një  vendi, anëtare e NATO-s, në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Mehaj në Facebook.