“Me trendin e verifikimit nga KQZ’ja, rreth 30% e votave nga diaspora mund të shpallen të pavflefshme”

20.02.2021

Opinionisti Imer Mushkolaj ka thënë se me trendin e verifikimit të votave të diasporës nga Komisioni Qendror Zgjedhor 30% e votave totale. “Me trendin e verifikimit nga KQZ, rreth 30 për qind e votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme”, ka shkruar Mushkolaj. Ndryshe, zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi ka treguar se deri tash, […]

“Me trendin e verifikimit nga KQZ’ja, rreth 30% e votave nga diaspora mund të shpallen të pavflefshme” Foto: Ilustrim
Opinionisti Imer Mushkolaj ka thënë se me trendin e verifikimit të votave të diasporës nga Komisioni Qendror Zgjedhor 30% e votave totale.

“Me trendin e verifikimit nga KQZ, rreth 30 për qind e votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndryshe, zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi ka treguar se deri tash, rreth 4 mijë 950 zarfe me fletëvotime janë refuzuar.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje”, ka thënë Elezi.