Më 20 mars bëhen homazhe për komandantin e UÇK’së, Haqif Kadriaj në Krushicë të Epërme në Suharekë

19.03.2025

Të enjten, më 20 mars 2025, shënohet përvjetori i tretë i ndarjes fizike nga jeta të komandantit të UÇK-së, Haqif Kadriaj, një figurë e shquar e rezistencës kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm për lirinë dhe shtetformimin e Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme, familja Kadriaj ka organizuar homazhe në kujtim të tij, duke ftuar miq, shokë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të nderojnë veprën e tij të paharruar.

Homazhet do të zhvillohen te varri i komandant Haqif Kadriaj në Krushicë të Epërme, duke filluar nga ora 10:00. Pas homazheve, dyert e Kullës së Lirisë në Krushicë të Epërme do të jenë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e komandantit të lavdishëm.

Komandant Haqif Kadriaj u dallua për kontributin e tij të çmuar në luftën për liri, duke u bërë një simbol i rezistencës dhe sakrificës për atdheun. Vepra e tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në kujtesën e popullit të Kosovës.

Familja Kadriaj fton të gjithë ata që kanë pasur nderin të njohin Haqif Kadrin, për të marrë pjesë në këtë ditë të shënjtë dhe për të ruajtur gjallë kujtimin e veprës së tij të paharruar.