Me 13 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit
26.02.2021
Edhe pak javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, ku bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 13 prill, ditën e martë. Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, gjithsej i bije 1 mijë e 441 orë. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më […]
Edhe pak javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, ku bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 13 prill, ditën e martë.
Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, gjithsej i bije 1 mijë e 441 orë.
Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më 11 maj, ditë e martë.
Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit.
Kujtojmë se agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.